-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po ktheheshin nga një varrim, merr flakë makina me të cilën udhëtonin 3 kryebashkiakët grek

Kryesoret

Makina në të cilën po udhëtonin 3 kryetarët e bashkisë së Ftiotidës mori flakë pasditën e sotme.

Kryetari i komunës Domokos, Babis Liolios, së bashku me kryetaren e bashkisë Stylida, Virginia Stergiou, dhe kryetaren e Amfikleia – Elateia, Athanasia Stivaktis po ktheheshin nga varrim.

Në një moment gjatë udhëtimi mjeti i cili po drejtohej nga Liolios nisi të nxirrte tym dhe më pas mori flakë.

“Dëgjova një zhurmë dhe menjëherë makina filloi të lëshonte tym”, tha kryebashkiaku Domokou, i cili ndaloi makinën mënjanë dhe doli prej saj së bashku me kolegët e bashkisë.

Ai ka tentuar që të fikë zjarrin me zjarrfikës me ndihmën e shoferëve kalimtarë por pa sukses.

Makina u përfshi nga flakët brenda pak minutash dhe u shkatërrua plotësisht.

Asnjë nga personat që ndodheshin brenda makinës nuk ishte në rrezik, por as kalimtarë të tjerë dhe zjarri është vënë nën kontroll në automjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit