-sidi education-spot_img
16 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transportoi me avion emigrantët shqiptarë në Angli, dënohet piloti dhe bashkëpunëtorët e tij

Kryesoret

Autoritet britanike kanë dënuar 2 persona dhe pilotin, Richard Styles pasi trafikoi me avion 4 emigrantë ilegalë shqiptarë drejt Anglisë.

Styles u arrestua në aeroportin Deenethorpe në Northamptonshire.

Ai kishte arritur pas fluturimit së bashku me tre burra dhe një grua. Ata po përpiqeshin t’i shmangeshin kontrolleve të emigracionit.

Styles së bashku me ish-pilotin, në njëkohësisht edhe mik i tij kishin marrë me qira avionin për 1500 £ nga një fushë ajrore në Lincolnshire.

Për të dërguar shqiptarët në destinacion kishin kontakt me një shqiptar, Tim K i cili u jepte informacione për emigrantët.

Pas arrestimit të anglezit, shqiptarët u kapën duke udhëtuar në një makinë të tipit “Merecedez”.

Styles u dënua me 7 vjet burg, ndërsa bashkëpunëtorët u dënuar me 7 dhe 4 e gjysmë. Shqiptarët u akuzuan për shkelje të ligjit të imigracionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit