-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

100 policë dhe 6 dronë “rrethojnë” parcelat me kanabis në Shkodër

Kryesoret

Kanabisi po lulëzon dhe policia është e vetëdijshme për këtë fakt. Për këtë arsye mëngjesin e sotëm ka nisur një operacion në Shkodër të koduar “Alpe të pastra” për kontrollin e territorit malor.

Në operacion janë 100 forca policore dhe 6 dronë me qëllim kontrollin e territorit malor. Ky operacion po zhvillohet në zonat me risk te lartë kultivimi. Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë.

Grupet e kontrollit policët kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Policia thotë se gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis. Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore  në të gjithë qarkun Shkodër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit