Ish-kryeministri Sali Berisha nuk po qëndron duarkryq pas shpalljes non grata nga SHBA. Jo vetëm gjyqi (fati i të cilit nuk dihet) në Paris, por tashma ka nisur lëvizjet në Amerikë.
Lideri historik i së djathtës ka angazhuar një lobist, konkretisht Charles Black për të hetuar shpalljen e tij non-grata në SHBA. “Politico” shkruan se lobisti është një emër i njohur, ish-këshilltar i ish-presidentit Regan, Bushit apo edhe kandidatit McCain.
Kontrata është “pro-bono”, që do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG) do të ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.
“Kongresi amerikan merr rregullisht raporte nga Departamenti i Shtetit për motivet mbi të cilat një zyrtar i huaj shpallet non-grata, por në rastin e Berishës motivet janë të panjohura” tha Black, referuar dosjes së Sali Berishës, i cili akuzon kryeministrin Edi Rama, filantropin Soros dhe ish-drejtuesin e FBI-së për futjen në listën e zezë.