-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vëzhguan viktimën nga afër, spiunët e Nikulajt u familjarizuan me punonjësit e hotelit

Kryesoret

Vrasja e biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin shokoi mbarë vendin. Ngjarje e cila pas disa ditësh u zgjidh dhe u zbulua se ishte për gjakmarrje.

Një vrasje e cila në fakt hapi shumë polemika dhe pista. Por falë punës intensive të policisë u zbardh dhe madje sot janë vënë në pranga 4 nga 6 të shpallurit në kërkim.

E katërta brenda ditës/ Arrestohet edhe “turistja” britanike që spiunoi biznesmenin

Ndonëse misioni i krye me sukses pasi ata vranë shënjestrën e tyre, pakujdesitë e tjera i nxorën mat.

Edhe pse vrasja u zbardh, spiunët të cilët monitoruan biznesmenin kishin kohë që kishin arritur në Shqipëri dhe qëndronin në hotelin e viktimës për ta pasur në monitorim gjatë gjithë kohës.

Gjatë qëndrimit në hotel, një qëndrim i cili zgjati shumë në kohë ata nuk kanë qëndruar pasiv. Pasi nga monitorimi i kamerave nga policia u zbardhën momente të spiunëve se si kontrollin lëvizjet e viktimës.

Nga pamjet e publikuara britanikët duken që lëvizin shpesh në korridore dhe janë gjatë gjithë kohës me telefon në dorë.

Nga ana tjetër ata janë familjarizuar me punonjësit e hotelit dhe lokalit ku ata frekuentonin që njëkohësisht ishin në pronësi të viktimës. Ata gjithashtu edhe pse ishin me mision kanë shijuar momentet ose ka qenë një strategji pasi ata luanin bilardo, gjithmonë ne ambientet e hotelit.

Detaj i cili paraqet familjaritetin të cilin kishin krijuar në hotel duket edhe nga pamjet ku duket një nga britanikët i cili bisedon me recepsionistin i cili ishte shtrirë të flinte.

Ata vëzhguan viktimën deri në momentin që gjetën çastin e duhur duke mos gabuar, pasi e lanë të vrarë në vend.

Ndonëse lanë shumë gjurmë pas dhe pjesa më e madhe e tyre është arrestuar ata arritën të mbyllin misionin pasi shënjestra e tyre ka ndërruar jetë në vend duke mos i lënë shanse për mbijetesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit