Fshati Llakatund në Vlorë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në familjen Fanaj, pasi ish-dhëndri nga Kosova i mbylli brenda dhe i vuri flakën banesës. Një nga fqinjet tregoi se ngjarja ndodhi në mesnatë dhe familja doli nga dritarja.
Sherr dhe dajak! Dhëndri i rreh dhe u vendos zjarrin dy shtëpive në Vlorë
“Unë jam larg, kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ai zagari u mbylli derën.
Ishte shoku edhe ky! U përvëlua djali. Dolën nga dritarja. Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin.
Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty” tha ajo. Ka familjarë të plagosur në spital dhe autori është në kërkim.
Tmerri në Vlorë! Fqinjët: Dhëndri i mbylli brenda dhe i vuri flakën shtëpisë