-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kundër shpopullimit!”, Berisha publikon spotin e 14 Majit: Të shpëtojmë Shqipërinë!

Kryesoret

Ish kryeministri, Sali Berisha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar spotin e zgjedhjeve të 14 Majit, në qendër të të cilit është shpopullimi.

Përmes një letre të hapur drejtuar shqiptarëve, Berisha thekson se vota e 14 Majit është jetike për të shpëtuar Shqipërinë nga shpopullimi dhe Edi Rama.

Ai theksoi se në këto 8 vite Shqipëria ka humbur 33% të popullsisë së saj, ndërsa shumica dërrmuese e atyre që kanë mbetur duan gjithashtu të largohen.

 “E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët, sepse me këtë pushtet ai krijon kushte për dëbimin tuaj“, shprehet Berisha.

Letra e Berishës:

Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti.

Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president dhe kryeministër.

Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.

Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 30% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, duan të ikin.

Qytetet tona po vdesin.

Rinia po zhduket.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.

E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët.

Sepse me këtë pushtet, ai kalkulon kushtet për dëbimin tuaj.

Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

Vota për Edi Ramën furnizon shpopullimin.

Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik.

Socialistë, demokratë, e të pa parti.

Jeni njësoj të vjedhur.

Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.

Në 14 Maj. Nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit