-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia shqiptare jep detaje mbi arrestimin e porositësit dhe spiunëve të vrasjes

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar duke dhënë detaje mbi arrestimin e porositësit dhe dy spiunëve britanikë në Angli lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin në datë 19 Prill.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen” mbyllet postimi i Çuçit. Edmond Haxhia akuzohet se organizator dhe dy nga spiunët anglezë të arrestuar janë Thomas Mithan dhe Stephten Hunt.

Arrestohet porositësi dhe spiunët e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit