Edi Rama ishte sot në Gjirokastër. Kryeministri në jug foli për pikën e dobët, Shkodrën. “Kështjellën” blu që nuk arritur që ta zotërojë politikisht. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjitha qytetet janë të pastra, veç Shkodrës.
“Shkodrën e kanë pasur në dorë 31 vite falë një mbështetje dhe besimi të verbër, një fanatizmi politik. Sot Shkodra është për turp të Zotit.
Kazanët rrinë mbushur dhe mbuluar nga plehrat me ditë të tërë. Të huajve gjëja e parë që ju bën përshtypje është që sa e pastër është Shqipëria” tha ai.
“Këtu nuk e diskutojmë rezultatin, në Gjirokastër, por si të shkojmë përpara” tha në fund Rama.