Një ditë pas publikimit të raportit paraprak të OSBE-së për zgjedhjet e 14 Majit, ku evidentohej si deklaratë, Edi Rama bëri një tërheqje nga “kërcënimi” që u bëri pak ditë më parë qytetarëve që nëse votojnë kandidatët e Sali Berishës nuk do të shkelë më në atë bashki dhe nuk do të bashkëpunojë kr kryetarin e bashkisë.
Sot nga Libohova, Rama tha se nuk do të ketë hakmarrje nëse ndodh që vota të shkojë për kandidatët e Berishës, por shpjegoi se bashkëpunimi me rivalët do të jetë i pamundur sepse sipas tij nuk duan dhe nuk dinë.
“Një votë që shkon qorrazi “tek tuk” tek ata që duan ta marrin peng Libohovën nga e para do të bëjë që ne nuk do të mundemi dot ta mbështesim, jo se nuk duam, jo se ne do të hakmerremi politikisht për një votë qorre, pora ata as nuk dinë dhe as nuk duan” tha Rama.