Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Llakatundit në Vlorë, ku dy banesa janë shkrumbuar nga flakët. Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve, në lidhje me një martesë të prishur.
Sherr dhe dajak! Dhëndri rreh vjehrrin dhe u vendos zjarrin dy shtëpive në Vlorë
Ka pasur debate brenda familjes së Lutfi Fanajt, pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka rrahur dhe janë zënë fizikisht e më pas me benzinë ai ka djegur shtëpinë e tij. Fqinjët kanë treguar se dhëndri i mbylli brenda dhe i vuri flakën shtëpisë.
Panik dhe ulërima! U vihet zjarri dy shtëpive natën në Vlorë
Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit, ndërkohë që banesat janë shkrumbuar totalisht. Ka familjarë të plagosur në spital dhe autori është në kërkim.