Zbardhen 4 raste të vjedhjes në disa biznese të kryera në Tiranë gjatë javëve të fundit. Vihet në pranga një 18 vjeçar dhe procedohen penalisht dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç. Policia ka publikuar pamjet e momentit të vjedhjeve. Sekuestrohen veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.
4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore:
-
Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Brigada e VIII”;
-
Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Fejzi Hizmo”;
-
Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Bab Rexha”;
-
Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën “Teodor Keko”.