-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autobusi i linjës Durrës-Milano plot me drogë, arrestohet pronari i firmës

Kryesoret

Policia kufitare ka arrestuar 2 persona pasi në autobusin e Linjës Durrës-Milano u gjetën dhe u sekuestruan mbi 13 kg heroinë.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në pranga ranë 32-vjeçari Mikel Pici i cili është pronari i firmës së linjës si dhe shoferi 57-vjeçrar Piro Rushi,

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Mikel Pici iu gjet një dozë lënde narkotike kokainë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 8 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit