-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me demokratët në Fushë Arrëz, prezanton kandidatin Hil Curri

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët e Pukës ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fushë Arrëz, Hil Curri.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se baxhanaku i kryeministrit, Edi Rama ka marrë 100 tendera ku shkatërroi kompanitë pasi fiton vetë çdo tender.

“Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftëse i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin ti nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju.

Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama e para, sepse po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë. Ai në sarajet e Surrelit, Sali Berisha në një apartament si shumica e qytetarëve prej 32 vitesh.

Ai me dhjetëra e dhjetëra tendera, njëlloj si ky Frani këtu, që edhe nëse nuk ja fiton i vëllai, ja ndërmjetëson i vëllai ato tenderat. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit që ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tendera. E kanë privatizuar.

Por jo vetëm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkatërroi të gjitha kompanitë e projektimeve sepse thjeshtra ka krijuar një kompani vetë dhe është lidhur me një kompani të huaj, e ajo e huaja i fiton të gjitha tenderat dhe merr nënkontraktore thjeshtrën e Edi Ramës,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit