-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëmtuan 2 postera të një subjekti politik, e pësojnë dy kuksianët!

Kryesoret

Policia ka identifikuar dy persona si autorët e dëshuar që dëmtuan dy postera të një subjekti politik në Kukës. Dy autorët e dyshuar shtetasit, R.D dhe S.C janë proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërrim i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Dëmtuan 2 postera të një subjekti politik, Policia identifikon dhe procedon penalisht 2 autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se rreth orës 12:00, në qytetin e Kukësit, shtetas të paidentifikuar kishin dëmtuar 2 postera të një subjekti politik, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasit R. D., dhe S. C., të dy banues në Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit