Luizi i ka treguar Efit gjithçka ndodhi një natë më parë kur e teproi me alkoolin dhe i zbuloi detaje rreth kohës kur ishte jashtë shtëpisë dhe e mbështeste.
Teksa festonin si 4 finalistët e Big Brother, Efi kishte konsumuar shumë pije dhe më pas shkoi t’i fliste Luizin, me të cilin pati përplasje të ashpër gjatë spektaklit.
Sot, Luizi i ka treguar gjithçka ka ndodhur dhe Efi e ka kaluar me të qeshur.
Luizi: Cilin Ef duhet të besoj? Efin në prime apo atë pas 22 shotsave. U mbështete te banaku e the, po të du o legen se jam zgjuar në 8 të mëngjesit për ty që të iki të të gjej veshjet e Prime. Po të du o legen, kam fol me mamin tënd. Unë të thoja boll o boll. Atëherë the, ti do e fitosh, por bashkë do jemi në finale. Më ke thënë 400 herë legen.
Efi: O njerëz, më patë në të gjithë format, 360 gradë. Unë nuk mbaj mend hiç.
Luizi: Ti dukeshe sikur po e mbaje. E ke lëshuar veten kur erdhe mu lëshove në krahë e fillove, o legen, a e di sa të du unë ty. Ti nuk e ke nevojë të më thuash mua se çfarë mendon mami yt se kam fol me të, e kam marrë në telefon.
Efi: Aaa e urrej veten.
Luizi: Tani do thojnë Luizi i dha të pijë në kuadër të lojës.