Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni ka zhvilluar një takim me të rinjtë të cilët do të votojmë për herë të parë në lokalet e 14 majit.
Gjatë takimit Gjoni u ka premtuar të rinjve se bashkia do të jetë në mbështetjen e tyre për çdo lloj ideje apo projekti që ata do të propozojnë.
Ai tha se 40% e administratës do të përbëhet nga rinia, e cikla duhet stimuluar për të mos u larguar nga vendi.
“Mundësia e parë dhe mundësia e fillimit të turit politik është 14 maji dhe pas 14 majit jo më pak se 40 për qind e administratës do të jetë e përbërë nga të rinjtë. Përse do të jetë e hapur për rininë, sepse jemi këtu për t’ju krijuar kushtet të rinjve që ta bëjë këtë vend më të banueshëm”, tha Gjoni.