“5Pyetjet.al” zbardh detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Një burim pranë familjes, tha për “5Pyetjet.al” se dyshohet që fëmijët e biznesmenit janë larguar jashtë Shqipërisë pak ditë pasi varrosën të atin. Destinacioni i ri dyshohet se është Amerika.
Frenat gozhdë! Si shpëtoi vrasësi i biznesmenit për “fije floku”?
Ndërkohë që po i njëjti burim rrëfeu se një i afërm i biznesmenit për pak sa nuk e ka shtypur me makinë vrasësin portugez, Ruben Saravia. Në momentin që killeri kreu vrasjen, doli jashtë me vrap.
Duke kthyer kokën pas nëse po e ndjekin, portugezi i ka dalë përballë një makine që po vinte drejt hotelit “Coral”. Drejtuesi i makinës frenoi duke shmangur përplasjen.
“O Edi Rama…”! Del video e fundit e portugezit që vrau biznesmenin në Lezhë
Kur ka shkuar në hotel, punonjësit i kanë treguar për vrasësin dhe drejtuesi i makinës u ka thënë se për pak sa nuk e shtypi. Ai është rikthyer për ta ndjekur, por vrasësi i humbi gjurmët.