-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha zbulon pasuritë e tij dhe të Ramës!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama ka vjedhur me qëllim për t’u  pasuruar.  Gjatë fjalës së tij në Paskuqan, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Kamzës, Arjan Hoxha, Berisha zbuloi pasurinë e tij, por edhe të Ramës.

Sipas tij në 30 vite rrogëtar shteti ka vetëm një apartament 130 metër katror, ndërsa Rama ndëroi sarajet në Surrel me ullinj që kushtojnë 20-30 mijë euro. Ai tha se Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe t’u tregojë ku i gjeti paratë.

“A mundet pra të vazhdohet në këtë mënyrë. Sa herë në cdo takim, kemi bërë thirrje, urdhëro të dalim në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po deshi Rama të vijë në debat, por debati është detyrim para jush.

Sepse kryeministri, presidenti, cilido rrogëtar i këtij shteti paguhet me taksat tuaja dhe ai ka detyrimin të dalë para jush, ka detyrimin ti kthejë  xhepat dhe të tregojë cdo qindarkë. Edi Rama nuk del dot kurrë.

Si mund të dalë ai që jeton në saraje. Kam qenë rrogëtar i shteti 30 vite dhe një apartament 130 metra kam, absolutisht pa kredi, më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta. Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet. Me 5 mijë metra parkun përreth. Me ulli 300-400 vjecare që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto?

Hajde këtu Edi Rama, duhet të dalësh, tu thuash qytetarëve nga mbinë ato. Ti thua që je nga bregu. Nëse je nga bregu Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim as nga nëna as nga baba, i ke vjedhur ndaj nuk del”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit