Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një intervistë dhënë për Hina-n kroate, në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës.
Në takimin e Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel më 2 maj, do të prezantohet drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave, transmeton Telegrafi.
Kurti, i cili foli me Hinën të premten në një forum ekonomik në qytetin grek të Delphi, tha se ende nuk e ka parë ende draftin.
Pala serbe ka prioritet formimin e një bashkësie të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila është paraparë me marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2013.
Kosova, nga ana tjetër, po përpiqet ta pengojë atë komunitet të ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se nuk dëshiron diçka si Republika Srpska në BeH në territorin e saj.
“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë nëse do të ma prezantonin fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve”, tha ai.