-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e porositi 13 kg heroinë? Flasin pronari dhe shoferi i autobusit në Durrës

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i heroinës në Portin e Durrësit.

Shoferi dhe pronari i linjës së autobusëve Durrës-Bari që janë arrestuar kanë mohuar që të kenë pasur dijeni.

Drejtuesi i mjetit, 57-vjeçari Piro Rrushi ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për sasinë e lëndës narkotike që u gjet brenda autobusit.

Edhe pronari i linjës, 32-vjeçari Mikel Pici ka mohuar që të ketë lidhje me këtë rast të trafikut.

Ditën e djeshme gjatë kontrollit në vijën e dytë, policia gjeti një sasi mbi 13 kilogramë heroinë.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 26 pako, e mbështjellë me letër natriban ndërsa ishte futur në një vend të veçantë në pjesën e pasme të autobusit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit