-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau vajzën nga Kenia në Tiranë? Lirohen të shoqëruarit, pista e re

Kryesoret

Policia ka dalë sërish huq në lidhje me hetimet për vrasjen e kenianes Joy Ayoko, që vdiq disa muaj më parë pasi vitin e kaluar u hodh nga ballkoni i shtëpisë me qira ku jetonte në Tiranë. Pak ditë më parë policia shoqëroi gjashtë persona, mes tyre shoferin e kazinosë për herë të dytë.

Por 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodi Barçi, shoferi i kazinos ku punonte vajza 22-vjeçe janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Shoferi nuk ka ndryshuar qëndrim nga dëshmia e parë ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.

Një tjetër pistë që nuk përjashtohet nga grupi i hetimit lidhet me sjelljen e mundshme të 22-vjeçares me ndonjë klient në kazino.

Kur kanë kaluar disa muaj, ende nuk janë përfituar rezultatet e tabulateve telefonike të bisedave të kenianes. Së pari telefoni nuk është “zbërthyer” por problemi tjetër lidhet edhe me përkthimet nga gjuha keniane.

22-vjeçarja u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. Ajo humbi jetën pas disa muajve në gjendje kome, në Kenia. Autor ende nuk ka pas hekurave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit