I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar gjatë javës që lamë pas.
Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, Lajçak ka përmendur edhe takimin me kryeministrin Kurti, me të cilin tha se janë përgatitur në detaje për takimin e 2 majit, që do të ketë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
POSTIMI I PLOTË:
Java e kaluar nisi dhe përfundoi në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës. Në Vienë folëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin në rajon, gjatë një paneli diskutimi në Universitetin webster.
Në Bruksel, kam pasur një nga shkëmbimet e rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët e ndjekin rajonin nga afër dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe javën e përfundova në Greqinë me diell, ku mora pjesë në Forumin e përvitshëm të Ekonomisë në qytetin e vjetër të Delphi. Greqia si fqinj direkt i Ballkanit e di dhe e kupton mirë rajonin dhe për këtë arsye forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit.
Ky ishte edhe fokusi i panelit këtë vit. Dhe konferenca nuk do të ishte e njëjtë pa takimin e kolegëve dhe partnerëve nga rajoni dhe më tej. Unë ia thashë të rejat e fundit ministrit të Jashtëm Nikos Dendias për dialogun, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë veçanërisht i rëndësisshëm dhe krahasova shënimet me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach mbi situatën në rajon.