-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta/ Çfarë pret Kievi nga ofensiva e pranverës?

Kryesoret

Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë që konsiderohet vendimtare në rimarrjen e territoreve të saj të pushtuara nga Rusia. Sa më gjatë që Kievi pret, aq më premtuese duken shanset për ushtrinë ukrainase.

Një autostradë në Poloni pranë kufirit me Ukrainën. Një kolonë me një duzinë automjetesh me ngjyrën ushtarake të ullinjtë vjen në një ditë prilli nga Ukraina. Automjetet janë bosh. “I kam parë një jave. Ata kanë çuar në Ukrainë tanke”, thotë një shofer taksie. “Ishin tanke shumë të mëdhenj.” Secili nga këta tanke nevojitet në Ukrainë në muajt dhe javët e ardhshme. Ushtria ukrainase duket se po përfundon në këto javë përgatitjet për kundërofensivën e njoftuar para disa muajsh. Pritshmëritë e Ukrainës janë që ajo të sjellë kthesën në luftën e lodhshme të llogoreve dhe të dëbojë Rusinë nga territoret e pushtuara. Mund të jetë një betejë vendimtare, kundërgoditje çliruese.

Kush udhëton në Kiev përjeton një qetësi para stuhisë. Sulmet me raketa ruse si në 28 prill janë bërë më të rralla- Në rrugët e pastruara të kryeqytetit lulëzojnë lulet, kafenetë janë plot, lufta duket larg. E megjithatë ajo të del parasysh gjithmonë. Në çdo cep gjen pllakate me thirrje për të dalë vullnetar apo për të dhënë donacione për ushtrinë. Në Majdan, sheshin e pavarësisë, gati çdo ditë sillen arkivolët me ushtarë të njohur, të vrarë në luftë.

Aktualisht shumë ushtarë ukrainas po e lenë jetën në Bahmut. Qyteti në rajonin e Donjeckut, i rrethuar prej muajsh, në pjesë të madhe gjendet nën kontrollin rus, megjithatë ushtria ukrainase nuk dorëzohet. Ushtria dhe qeveria e shpjegojnë këtë me mbrojtjen e qyteteve në afërsi. Kievi nuk kërkon vetëm të lidhë trupat ruse në Bahmut, por të fitojë edhe kohë për të përgatitur kundërofensivën. Ushtria ukrainase i ka ruajtur për një kohë të gjatë rezervat e saj duke paguar për këtë një çmim të lartë. Shifra të sakta nuk dihen.

Edhe Andrij dhe Maksym (emrat e ndryshuara nga redaksia) kanë luftuar në Bahmut. Ata janë aktualisht sërish në Kiev, pak ditë pushimi. “Shpresoj shumë që t’ia ketë vlejtur”, thotë Andrij për vendimin e mosdorëzimit në Bahmut me çdo kusht. Ai vetë nuk duket i sigurtë. Maksym rrëfen për një superioritet të madh në trupa të forcave ruse, për përgatitje jo të mirë dhe mungesën e pajisjeve të njësisë së tij. Të dy presin nga kundërofensiva vetëm një gjë: “më në fund rajone të çliruara”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit