Personi i kërkuar për të shtënat fatale ndaj pesë fqinjëve të tij, përfshirë një 9-vjeçar, javën e kaluar në Cleveland të Teksasit, hyri ilegalisht në SHBA dhe ishte larguar nga zyrtarët e imigracionit të paktën katër herë. Lajmi është bërë i ditur nga një burim brenda Emigracionit në SHBA.
I dyshuari, i identifikuar si Francisco Oropesa Perez-Torres nga ICE, është depërtuar për herë të parë në mars 2009, tha burimi i ICE.
“Në një kohë dhe vendndodhje të panjohur, Perez-Torres u kthye në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe u kap nga Operacionet e Zbatimit dhe Largimit të ICE në shtator 2009, janar 2012 dhe korrik 2016”, thuhet në burim.
Statusi aktual i imigracionit të Oropesws është i paqartë dhe nuk dihet se sa kohë ai kishte qëndruar në SHBA që nga largimi i tij i fundit. Në vitin 2012 është dënuar me burg pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.