Dy tifozë humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në një përleshje që shpërtheu në Medellin pas derbit të Medellinit, ‘klasikut’ të ligës kolumbiane, mes Independiente dhe Atletico Nacional. Kështu ka bërë të ditur policia lokale.
Tragjedia ndodhi pikërisht në momentin kur autoritetet kolumbiane synojnë të rrisin dënimet për autorët e dhunës në stadiume. “Fatkeqësisht, dy qytetarë humbën jetën, u sulmuan me thika dhe sende të mprehta”, tha në një video koloneli i policisë Henry Bello.
Dy të vdekurit ishin 25 dhe 34 vjeç dhe ishin mbështetës të Independientes, që e humbi ndeshjen 3-1. Sherri ka ndodhur pranë stadiumit në Medellin.