-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefoni në vesh! A e futën vrasësit biznesmenin në kurth?

Kryesoret

Detaje të reja po zbardhen çdo ditë në lidhje me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj e cila ndodhi disa ditë më parë në Shëngjin.

Pas vrasjes së 50-vjeçarit hetimet zbardhen ngjarjen e cila rezultoi të ishte për gjakmarrje, ku tashmë janë arrestuar 4 persona. Të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin i cili ndodhet në arrati duke i dhënë informacione në lidhje me lëvizjet e viktimës.

Pamjet e momentit të rëndë si dhe kamerat të tjera të biznesit ndihmuan në zbardhjen e ngjarjes.

Por nga gjithë detajet e zbardhur, ende nuk është zbardhur se më kë po fliste në telefon viktima gjatë momentit që ka ndodhur akti.

Pas gjithës skemës së përdorur duke ndjekur çdo lëvizje të tij, dyshimet për hakërimin e kamerave para vrasjes, mos ndoshta ata kanë përdorur edhe kartën e tyre të fundit atë të shpërqëndrimit të shenjestërës duke e marrë në telefon?

Babanë e vrau hasmi! Fëmijët e biznesmenit largohen në Amerikë?

Mësohet se Nikulaj shoqërohej gjithmonë me truprojë dhe si i tillë dyshohet se edhe mund të ketë qenë i armatosur. Dhe autorët për të arritur qëllimin e tyre pa u lënduar ose kapur kanë përdorur edhe trukun e tyre të fundit duke e marrë në telefon.

Por e gjithë kjo mbetet akoma e pavërtetuar pasi akoma nuk është zbardhur personi me të cilën ka kontaktuar për herë të fundit para se të jepte frymën e fundit.

Frenat gozhdë! Si shpëtoi vrasësi i biznesmenit për “fije floku”?

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar sot në lidhje me momentin pas ngjarjes së rëndë dhe arratisjes së ekzekutorit. Mësohet se vrasësi ka shpëtuar paq pasi në momentin e arratisjes ka qenë duke u përplasur me makinë nga një i afërm i viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit