Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka folur së pari në lidhje me sektorin e ujit në kryeqytet, duke iu referuar kryesisht premtimeve të tij se Tirana në pak vite do të ketë 24 orë ujë.
Sipas Veliajt, kur kanë marrë nën kontroll Bashkinë e Tiranës, ata e gjetën Ujësjellës Kanalizime Tiranë në një gjendje të rënduar, në debi shumë të lartë.
Megjithatë ai vuri në dukje se humbjet janë ulur ndjeshëm, duke bërë që një pjesë e mirë e taksave të kryeqytetasve të mos shkojnë më dëm.
Le të fokusohemi fillimisht te rritja e çmimit të ujit. Kur keni marrë drejtimin e Bashkisë keni dalë me premtimin se Tirana do të ketë ujë për 24 orë në pak vite…
Që kur Tirana është shpallur kryeqytet ne nuk kemi pasur burime të tjera uji. Sot jemi në një situatë kur Tirana duhet të shtojë jo vetëm burimin, por edhe sasinë e ujit që vjen në kryeqytet.
Morëm një ndërmarrje UKT në gjendje të rënduar. Ne e gjetëm në debi shumë të lartë ujësjellësin e Tiranës. Në një kompani në këto kushte, kur parametrat ishin të gjitha negative, e nxirrte UKT si një ndërmarrje të pafinancueshme.