Një tjetër incident ka ndodhur në Fier ku një makinë është përfshirë nga flakët në ecje.
Nga flakët nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:20, në bypass-in e Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.