100 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi Olta Gixhari tregoi se përveç “dramave” dhe debateve të ashpra, ka edhe një sens humori.
Gafa e saj brenda në shtëpi ku tha se 1 Qershori është dita e punëtorëve aso kohe bëri xhiron e rrjetit dhe këtë deklaratë të saj Olta e ka përdorur ditën e sotme.
Përmes një video me nota humori dhe satire, Olta dëgjohet teksa pyet ndjekësit se meqenëse brenda në shtëpi tha se 1 Qershori është dita e punëtorëve, atëherë sot 1 Maj i bie të jetë ajo e fëmijëve?!