-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Draft-statuti për Asociacionin/ Borrell: Kurti dhe Vuçiç patën pikëpamje të ndryshme!

Kryesoret

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell thotë se në takimin e sotëm në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u paraqit draft-statuti i parë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjatë një deklarate për mediat, Borrell u shpreh se të dy liderët kishin qëndrime të kundërta dhe kjo ishte diçka që e priste. Borrell nënvizoi se ky nuk do të jetë i vetmi draft-statut dhe shtoi se Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan që të ketë të tjera negociata.

“E dyta që është e rëndësishme, palët morën një hap të rëndësishëm e simbolik drejt themelimit të Asociacionit të dakorduar 10 vjet më parë. Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës më në fund prenzatuan për palët draftin e parë, nuk është i fundit. Është pikë filluese. Është në vijë me nenin 7 të marrëveshjes së re. Prezantimi i draftit e bën pjesë të rëndësishme takimin. E përshëndes faktin që drafti është ofruar. Kurti ndau mendimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë, e siç pritet pikpamjet e palëve janë dukshëm larg në natyrën se si duhet të jetë Asociacioni. Nuk prisja diçka tjetër, e dija që palët kanë mendim të ndryshëm për natyrën e Asociacionit.”, tha Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit