Sot u hodh hapi i parë. Fituesi i konkursit ndërkombëtar për projektin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë është shpallur studioja daneze “CEBRA Architecture”. Në garë për të fituar këtë projekt ishin studioja italiane “ARCHEA Associati”, spanjollja “BOFILL Architecture” dhe danezët e “CEBRA Architecture”. Projekti i prezantuar nga studioja daneze “CEBRA Architecture” për rizhvillimin e stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksionin e Pallatit të Sportit fitoi.
FOTO-Projekti/ Si do të jetë stadiumi i ri “Skënderbeu” në Korçë