-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kumbari” i inteligjencës artificiale jep dorëheqjen, ngre alarmin: Po bëhet më e zgjuar se ne

Kryesoret

“Kumbari” i inteligjencës artificiale sapo ka lënë punën duke paralajmëruar për rreziqet që janë duke u paraqitur me përparimin në këtë fushë.

75 vjeçari, Geoffrey Hinton ka paraqitur dorëheqjen nga kompania Google, teksa është shprehur për mediat amerikane se i vjen shumë keq për punën që ka bërë.

Në një intervistë për BBC ai tregon se sa të rrezikshme janë kutitë e chatit të Inteligjencës Artificiale edhe në momentet që jemi duke folur.

Doktor Hinton është një nga pionierët i kërkimeve në mësimin e thelluar dhe rrjetet neurale. Ai mendohet se ka shtuar rrugën për sistemet e Inteligjencës Artificiale si ChatGPT.

Por shkencëtari kanadezo-britanik paralajmëron se kjo teknologji e përparuar shumë shpejt mund të tejkalojë nivelin e informacionit që truri njerëzor mund të mbajë.

“Për momentin, GPT-4 mund të lerë në hije një njeri për sasinë e njohurive të përgjithshme. Në termat e arsyetimit nuk është dhe aq i mirë, por që mund të realizojë arsyetime të thjeshta. Por me shpejtësinë që po ecim përpara mendoj se gjërat do të përmirësohen shumë shpejt, kështu që duhet të shqetësohemi për këtë gjë”, u shpreh Hinton.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit