Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Shkodër. Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, në banesën e këtij të fundit, mesditën e sotme.
Sipas policisë, autori është kushëriri i tij, i identifikuar si Lekë Vuksani, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi u largua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Sherr për lekët? Qiraxhiu zbrazi kallashin mbi 51-vjeçarin në Shkodër
Autori rrinte me qira te shtëpia e Petritit. Ai ka shkuar te banesa e tij për t’i marrë lekët e qirasë, por në debat e sipër, autori i dyshuar Lekë Vuksani është zënë me të, e ka qëlluar dhe është larguar.
Hapi derën, u fut dhe e qëlloi! Si u ekzekutua shkodrani brenda shtëpisë?
51-vjeçari nuk është i njohur si një person problematik në zonë, duke bërë që ngjarja të ketë tronditur banorët dhe fqinjët e viktimës.