Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë një thirrje kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 14 majit.
Meta me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ata duhet që të vrapojnë për tu përballur në debat televiziv me supërkandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Postimi i Plotë:
I kujtojmë kryetarëve të komanduar që data 13 Maj është heshtje zgjedhore, kështu që të vrapojnë në ditët e mbetura për t’u përballur në debatet televizive me superkandidatët tanë.