-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në mars, kalojnë vlerën e 6.4 miliardë eurove

Kryesoret

Depozitat në euro kanë vijuar rritjen edhe në muajin mars.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tremujorit i 2023 totali i depozitave bankare në monedhën europiane arriti në 6.42 miliardë euro.

Depozitat në monedhën europiane janë shtuar më tej me 27 milionë euro krahasuar me shkurtin. Ndërsa me bazë vjetore, rritja e depozitave në euro është përshpejtuar më tej në 16.8%, nga 16.5% që rezultonte në fund të muajit shkurt.

Ndërkohë që depozitat në lekë po shfaqen në stanjacion që prej vitit të kaluar, ato në euro vazhdojnë të rriten me ritme dyshifrore, fakt që në mënyrë të tërthorte dëshmon edhe prurjet e mëdha të euros në ekonominë shqiptare.

Në periudhën pas pandemisë, depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar janë rritur me rreth 45%. Pothuajse tre të katërtat e depozitave në euro i takojnë individëve.

Gjatë muajve të fundit, po vërehet një rritje në segmentin e depozitave me afat në euro. Kjo mund të shpjegohet me rritjen e normave të interesit, që i ka shtyrë depozituesit të vendosin më shumë fonde në depozita me afat.

Rritja e depozitave në euro po kushtëzon edhe rritjen e mëtejshme të euroizimit të bilanceve të sektorit bankar shqiptar, pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për ta frenuar këtë tendencë me strategjinë e deeuroizimit. Zgjerimi i depozitave në euro favorizon si pasojë edhe një rritje të kreditimit të ekonomisë në euro, tendencë që është bërë edhe më dominuese në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 58% e kredisë për tremujorin e parë është dhënë në monedhën euro. Euroizimi në rritje i sektorit financiar është në vetvete simptomë e një ekonomie reale gjithnjë e më të euroizuar./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit