-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj sulmon Metën: Ka zgjedhur agjendë anti-perëndimore!

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me komunitetin librazhiot që jeton dhe punon në Kavajë e Rrogozhinë.

Teksa kërkoi votat për kandidatët e Partisë Socialiste në 14 maj, Veliaj u shpreh se dyshja Berisha-Meta nuk e dinë fare se cilin kanë kandidat në Rrogozhinë dhe Kavajë.

“Kur erdhi në Rrogozhinë Saliu nuk e dallonte dot kush ishte kandidati i tij. Ia bënin me gisht se ngatërroi nja 10 vetë. As nuk e dinte kush ishte kandidati i vet, se duke qenë se ishte shefi, se i thoshin është drejtori i lojërave të fatit, por nuk e prezantonte dot të thoshte, “ky është shefi i ruletës” dhe e trajtonte Rrogozhinën si shesh besh, ku të bjerë zari. E keni parasysh atë që hedh në tavëll ato zaret derisa të kapë një dorë të mirë? Dhe e provoi nja 5-6 herë për ta gjetur kë kishte kandidat. Atyre s’iu ka humbur vetëm vula, iu ka humbur edhe fytyra, iu ka humbur dhe emri.“, tha Veliaj.

Ai tha se asnjë prej kandidatëve që kanë sjellë të përfaqësojnë Kavajën e Rrogozhinën nuk i njohin këto qytete. Votat për të majtët sipas Veliajt përkthehen në investime dhe në çuarjen përpara të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit