Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pak para nisjes së takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, raundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç shkruan se ky do të jetë një proces i vështirë, pasi sipas tij Perëndimi është kundër Serbisë.
“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim. Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”, tha Vuçiç, pa sqaruar se kujt i referohet saktësisht.