-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“BBC” shkruan për vrasjen në Lezhë: Të premten vendoset fati i ekstradimeve

Kryesoret

BBC” ka publikuar një artikull në lidhje me vrasjen në Shëngjin të biznesmenit Ardian Nikulaj. Për këtë ngjarje janë arrestuar katër persona në Londër, organizatori shqiptar dhe tre bashkëpunëtorë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim, ekzekutori dhe një tjetër spiun.

“Katër personat e kërkuar në Shqipëri të dyshuar për vrasje janë arrestuar, thotë Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Steven Hunt 49 vjeç, Thomas Mithan 35 të dy nga Bristol dhe Edmond Haxhia 37 vjeç nga Birmingham u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster të shtunën për procedurat e ekstradimit.

Harriet Bridgeman 27 vjeç nga Bristol u paraqit në të njëjtën gjykatë të hënën. Ata u lanë në paraburgim dhe do të dalin sërish në gjykatë të premten. Oficerët e Njësisë Kombëtare të Ekstradimit arrestuan katër të dyshuarit në Bristol dhe Birmingham të shtunën.

Ngjarja që akuzohen ka ndodhur më 19 prill. “Autoritetet shqiptare kanë shprehur falënderimet e tyre për Njësinë Kombëtare të Ekstradimit për gjetjen dhe arrestimin e individëve të kërkuar”, tha një zëdhënës i NCA-së” mbyll shkrimin “BBC”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit