Ditën e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka hapur procedurën e prokurimit për ndërtimin e godinës së re aty ku sot qëndron godina ekzistuese.
Blendi Gonxhja po tenderon 785 milionë lekë ose mbi 7 milionë euro për godinën e re që theksohet se do të jetë objekt multifunksional në interes publik, për Shërbimet Qendrore te Transportit Rrugor.
Në dokumente evidentohet se godina aktuale ka pësuar dëmtime dhe degradime të shumta si pasojë e tërmetit dhe mbingarkesës.
Godina e re do të jetë multifunksionale me hapësira “Retro”, parkim, mirëmbajtje, dhoma zhveshjeje, hapësirë për larjen e makinave, kafe, mensë, salla konferencash, ambient trajnimi, etj.