Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg dhe Elvis Gaçaj 7 vite për vrasjen e Santiago Malkos. Selmani akuzohet dhe dënohet për bashkëpunim në vrasjen e ish-efektivit, ndërsa Gaçaj për armëmbajtje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Santiago Malko u ekzekutua në gusht të vitit 2019 në Tiranë.
Kush e vrau “ushtarin” e Martinajt? Motra e ish-policit debat me gjyqtarin dhe avokatët
Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe Blendi Teta. Ndërkohë një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë. Leonard Duka është arrestuar në Belgjikë.