Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi dje në Shkodër. Autori Lekë Vuksani u arrestua sot. Ai qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak dyshohet se u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.
Por ky i fundit kundërshtoi duke i thënë se kishte një kontratë qiraje të firmosur prej tij. Debati ka vazhduar prej disa ditësh dhe dje, qiraxhiu mori kallashin e vrau pronarin brenda shtëpisë së tij.
21 orë ndjekje si në filma, arrestohet vrasësi i qiradhënësit në Shkodër!