-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

21 orë ndjekje si në filma, arrestohet vrasësi i qiradhënësit në Shkodër!

Kryesoret

Policia e Shtetit, e ndihmuar edhe nga forcat RENEA ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit, mesditën e djeshme në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për shtetasin Lek Vuksani, i cili është i afërm i viktimës, me të cilin pati një konflikt për qiranë e ambientit ku autori qëndronte, e që ishte në pronësi të viktimës, i cili pak kohë më parë ishte kthyer nga Anglia.

Sherr për lekët? Qiraxhiu zbrazi kallashin mbi 51-vjeçarin në Shkodër

Policia njofton gjithashtu se ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e krimit të përdorur nga autori për krimin, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

FOTO/ Ky është 51-vjeçari që u vra në Shkodër brenda në shtëpi

“Shkodër/ Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

Arma e krimit e përdorur nga autori Lek Vuksani

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

“Më jep lekët”! Kronologjia, si e vrau qiraxhiu pronarin në Shkodër?

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.”, njofton Policia e Shtetit.

Hapi derën, u fut dhe e qëlloi! Si u ekzekutua shkodrani brenda shtëpisë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit