Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes në Shkodër. Ai u kap pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje. I arrestuari është 34-vjeçari Lekë Vuksani, kushëri i viktimës, gjithashtu banues në Shkodër. Policia tha se gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Policia sqaroi se killeri arriti që t’i shpëtonte arrestimit për 21 orë duke u strehuar në një shtëpi në rrugën “Pjetër Budi”. Vuksani kishte mundur të futej dhe të qëndronte në këtë banesë duke kërcënuar me armë pronaren e saj.
Ata e kanë mbajtur të rrethuar Lekë Vuksanin dhe e kanë survejuar me një dron. Kanë qenë forcat RENEA që kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e tij ditën e sotme.
VIDEO-RENEA rrethoi shtëpinë! Momenti i arrestimit të vrasësit në Shkodër
Dje Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak dyshohet se u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.
“Dil jashtë! Kam kontratë…”! Si nisi sherri në Shkodër që u mbyll me breshëri kallashi