-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja e Francës refuzon kërkesën për referendum për reformën e pensioneve

Kryesoret

Organi më i lartë kushtetues i Francës e hodhi poshtë më 5 maj tentimin e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e pensionimit në 64 vjeç. Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme.

Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri. Nëse do të ishte aprovuar kërkesa, procesi do të ishte i gjatë dhe nuk do ta ndalte hyrjen në fuqi të ligjit të Macronit.

Këshilli Kushtetues vendosi se referendumi i propozuar nuk trajton një “reformë në politikat sociale … dhe për këtë arsye gjykon se ajo nuk i plotëson kushtet” të përcaktuara në Kushtetutën franceze.

Anëtarët e opozitës, kryesisht nga krahu i majtë, donin të nisnin një proces kompleks me shpresën për ta kundërshtuar ligjin e pensioneve të Macronit, që u miratua muajin e kaluar pavarësisht protestave të vazhdueshme në mbarë Francën.

Roli i Këshillit Kushtetues ishte të vlerësonte nëse kërkesa e opozitës plotëson kushtet ligjore për një referendum të mundshëm. Nëse do të ishte pranuar, mbështetësit do të kishin pasur nëntë muaj kohë për të mbledhur nënshkrime nga të paktën 4.8 milionë njerëz, apo 10 për qind të votuesve francezë.

Qeveria e Macronit më pas do të duhet të zgjidhte mes dy opsioneve: dërgimit të tekstit të opozitës në parlament për debat dhe më vonë për votim, ose të pres për gjashtë muaj për t’ua lënë votuesve në dorë përmes një referendumi. Propozimi do të çuar drejt një referendumi vetëm nëse nuk do të debatohej nga ligjvënësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit