-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liria e medias, VOA: Shtohen sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Kryesoret

Në Shqipëri gazetarët po punojnë gjithnjë e më shumë në një terren të pasigurt. Shoqatat që mbrojnë lirinë e medias raportojnë raste në rritje të sulmeve, kërcënimeve dhe presioneve ndaj tyre.

Shqetësim për gazetarët mbetet pandëshkueshmëria e autorëve të këtyre sulmeve. Por në mjaft raste, përveç politikës ata ndihen të kërcënuar edhe nga grupime të tjera përfshirë biznesin dhe krimin e organizuar.

Zëri i Amerikës bisedoi më disa gazetarë, që janë cënuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Ata shprehin shqetësim se janë shtuar edhe sulmet digjitale, si dhe ato që quhen padi SLAPP, që synojnë t’i frikësojnë gazetarët me shpresën se ata do tërhiqen.

Organizatat që monitorojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtat e gazetarëve dhe përfaqësues të këtij komuniteti në Shqipëri raportojnë se gjatë viteve të fundit klima e sigurisë së gazetarëve është përkeqësuar.

Ata kanë qenë shënjestër e sulmeve fizike, verbale dhe intimiduese nga forcat e rendit, bota e politikës, biznesit dhe krimit të organizuar. Së fundi një prej rasteve të rënda ishte sulmi me armë ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel, në kryeqytet.

Dhuna ndaj gazetarëve është e shtrirë, sipas raportuesve të lirisë së shtypit, edhe në mediat lokale. Elvis Hila nga qyteti i Lezhës, i cili u sulmua fizikisht gjatë raportimit të një lajmi mbi dënimin nga gjykata të një personi për falsikim të dokumentave, tha për Zërin e Amerikës se në qytete të vogla gazetarët ndihen edhe më të rrezikuar./VOA

Artikullin e plotë e gjeni këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit