-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maskara me 9 të vrarë në Serbi: Vuçiç adoleshenti do të nënshtrohet kontrolleve psikologjike

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç iu drejtua publikut pas masakrës së tmerrshme në Vraçar.

Siç tha ai, adoleshenti që dyshohet se ka vrarë tetë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” do të vendoset në një klinikë psikiatrike, babai si pronar i armës është arrestuar dhe në mbajtje është marrë edhe nëna e tij.

“Duhej të shikonim modelet, të shikonim përgjegjësinë e secilit prej nesh dhe të kërkonim një zgjidhje që diçka e tillë, sado e paparashikueshme dhe e papritur të jetë, të mos ndodhë më kurrë, por jetojmë në një botë të tillë që është e mundur. Nuk nxitova, askush nuk nxitojë me deklarata, ne donim të shikonim ku dështoi sistemi. Ku qëndron përgjegjësia e secilit prej nesh sepse nuk mund t’i kthejmë fëmijët te prindërit e tyre”, tha i pari i shtetit serb.

Presidenti i Serbisë tha se djali (K.K.) do të vendoset në një pjesë të veçantë të Klinikës për Neuropsikiatri dhe se do të vlerësohet përgjegjësia e të gjithëve, raporton nova.

Vuçiq tha se djali e ka pranuar se gjithçka e kishte planifikuar, “ai e shpjegoi në një mënyrë të çuditshme, të cilën nuk mund t’ia shpjegosh askujt që ka humbur fëmijët. Disa flasin për dhunën e bashkëmoshatarëve dhe se ai kërcënoi më herët me bomba. Ju lutemi njerëzit mos shpifni se ai kërcënoi me bomba. Ai mendoi të hidhte bomba molotov për të mos lejuar të tjerët të hynin deri sa të mbaronte punën monstruoze. Megjithatë, ai u frikësua dhe për këtë arsye hoqi dorë nga kokteji molotov”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit