Ka përfunduar seanca me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Trupi gjykues ka vijuar me pyetje për dëshmitarin që mban numrin 11, në pjesën më të madhe në seancë private.
Bitti: Pyetja ime është këto shtatë-tetë persona që ishin atje kur shkuat ju qëndruan gjatë gjithë kohës që ishit edhe ju i ndaluar atje, pra të njëjtit persona qëndruan edhe gjatë kohës që ishit ju i ndaluar atje?
Dëshmitari: Jo.
Bitti: U liruan disa prej personave nga kjo dhomë gjatë kohës që ishit ju të ndaluar dhe a sollën të ndaluar të tjerë gjatë kësaj kohe?
Dëshmitari: Jo, nja dy kanë dalë, të tjerë nuk kam vërejtur. Ndoshta para meje ka pasur, nuk e di”, është përgjigjur dëshmitari.
Tutje, gjykatësi ka thënë se në deklaratën e mëparshme, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se gjatë kohës sa ishte i ndaluar erdhën disa të burgosur të rinj dhe disa të tjerë u larguan.
Bitti: Deklaratën që i keni dhënë ZPS-së keni thënë që kur ishit i ndaluar erdhën disa të burgosur të rinj dhe disa nga grupi i parë u ndaluan, a të kujtohet ta kesh thënë këtë që gjatë kohës që ishe i ndaluar sa largohesh po vinin të tjerë?
Dëshmitari: Po.
Bitti: A ju kujtohet nëse kishte një ndërrim të të burgosurve, sa veta ju kujtohet, sa veta janë larguar dhe sa kanë ardhur? A ju kujtohet?
Dëshmitari: Jo, nuk më kujtohet.
Derisa gjykatësi ka vijuar me pyetjet tjera sqaruese për vëllezërit romë që kishte në dhomë, transmetimi ka qenë në sesion privat.
Tutje, dëshmitari ka thënë se nuk ka qenë në njohuri se çfarë ndodhte me të ndaluarit tjerë kur nxirreshin jashtë. Në pyetjet sqaruese të gjyqtarit Bitti, ai ka mohuar që ka dëgjuar zëra apo të bërtitura nga këta persona.
Bitti: Pra, është e saktë që kur ktheheshin ishin në gjendje që s’ishte për t’ia pasur zilinë?
Dëshmitari: Po, ashtu ishte por nuk i shihshim natën se terr, e tani i dëgjonim çka folshin mes veti”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur.
Dëshmitari i ka thënë trupit gjykues që të nesërmen, pasi ktheheshin nga intervistimi të ndaluarit, kishin frikë t’i shikonin. Më pas, ai ka thënë se nuk kishte vërejtur shenja në trupat e personave që po mbaheshin të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka njoftuar se nesër në orën 14:00 do të jepen disa urdhra me gojë për çështje të ndryshme. /kp