-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Këlliçi garanci për zhdukjen e korrupsionit

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me banorët në zonën e Ali Demit për të biseduar për zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se Belind Këlliçi dhe anëtarët e Këshillit të ri bashkiak do të bëjë kalimin nga korrupsioni absolut në transparencë absolute.

Kandidati ynë do shkëlqejë si këshilltar i bashkisë së Tiranës me përkushtimin ndaj komunitetit.

Tirana sa vjen e rritet e ka nevojë për një menaxhim tjetër që nis më 14 maj me votën tuaj. Në një ditë kalohet nga korrupsioni absolut në transparencë absolute. Garanci për këtë përveç kandidatit të ardhshëm zotit Këlliçi, janë edhe anëtarët e këshillit të ri bashkiak.

Keni parë deklaratat e vipave sot? Nuk jetojnë në Fresk e Astir, jetojnë jashtë vendit dhe marrin shuma të majme nga taksat tuaja, me të cilat mund të bëheshin kopshte e çerdhe.
Duan të kthejnë përmbys sistemin.

Në 14 maj Tirana do bëjë zgjedhjen e saj të mençur, sepse e tillë është. Nuk mund të zgjedhë më të votojë për shfaqë të shëmtuara që mbi të gjitha kushtojnë shumë.

Në 61 bashki Rama ka përdorur vetëm fytyrën e vet në postera, do bien si matrioshkat ruse”, ka deklaruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit