Një foshnjë akoma e pa lindur i është nënshtruar një operacioni në tru në mitrën e nënës.
Operacion i parë i këtij lloji u krye nga një ekip prej dhjetë personash në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts kreu procedurën e përpiktë, e cila përfshinte prerjen në mitër, kafkën e foshnjës dhe më pas operimin në trurin në zhvillim.
Sipas Daily Mail, foshnja u diagnostikua me venën e keqformuar të Galenit në javën e 30-të. Fëmijët e lindur me këtë gjendje kanë një shans 30 për qind të vdesin para moshës 11 vjeç.
Kjo sëmundje prek një në 60,000 foshnja dhe ndodh kur arteriet në tru derdhin gjakun direkt në vena në vend të kapilarëve. Kjo e përmbyt zemrën me gjak dhe mund të çojë në presion të lartë të gjakut në mënyrë të rrezikshme.
Operacioni nga mjekët në Boston, u krye duke prerë në disa shtresa, në barkun e gruas shtatzënë dhe duke përdorur ultratinguj për të identifikuar arterien dhe për të drejtuar operacionin.
Gruaja dy ditë më vonë lindi fëmijën të shëndetshëm dhe ai lindi pa probleme. Studiuesit po punojnë me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kryer prova mbi sigurinë dhe efektivitetin e këtij operacioni, duke shpresuar të zgjerojnë përdorimin.
Kirurgjia u dokumentua në një rast studimi të botuar të mërkurën në revistën Stroke të Shoqatës Amerikane të Zemrës.